Mediat e huaja raportojnë se dy shqiptarë janë vënë në pranga në Spanjë pasi kanë përplasur makinën në brendësi të aeroportit të Barcelonës dhe thërrisnin parrula “të tipit islamik”. Fatmirësisht nuk pati lëndime raporton Reuters.
Në fakt, aeroporti ishte pothuajse bosh ashtu si në një pjesë të madhe të botës për shkak të luftës ndaj pandemisë së koronavirusit.
“Kur u arrestuan, ata bënë një thirrje të tipit islamik dhe ne nuk e dimë ende se cili ishte qëllimi i tyre,” tha shefi i policisë rajonal Eduard Sallent për një konferencë për shtyp.
