Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

SHÇBA arreston manjakun seksual në Tiranë, preku pa dëshirë të miturën, Komisiariati 4 e liroi…

14:34 / March 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ffdb265c 205f 45f1 b8e8 091794723d49 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka arrestuar dje në kryeqytetit 21-vjeçarin me inicialet O.N., pas një ngacmimi seksual ndaj një vajze të mitur. Ngjarja, në dukje e zakonshme, ngre pikëpyetje për metodën sesi trajtohen denoncimet nga Komisariatet e Policisë, si hallka e parë që duhet t’ju japë zgjidhje qytetarëve. Ngacmimi seksual ndaj të miturës ka ndodhur më pasditen e 16 marsit, dhe rastësia që në zonën e Fushë-Farkës ka kaluar një nga patrullat ‘Shqiponja’ i ka dhënë tjetër rrjedhë historisë. 15-vjeçarja ka dalë me të atin për vrap, dhe në vrap e sipër e ka lënë babain në një largësi rreth 250 metra.

Rrugën ia ka prerë një motor, ku ndodhej ‘pretendenti’. Djali, tashmë i prangosur, 21 vjeç, ka zbritur nga motori dhe ka nisur të prekë vajzën. Në këtë moment, patrulla e Shqiponjave ka pikasur si të dyshimtë të riun, dhe ka zbritur.

Vajza iu ka rrëfyer “Shqiponjave” atë që ka ndodhur dhe menjëherë është bërë ndalimi. Efektivët e kanë dërguar O.N., në komisariatin 4., ku do të duhej të vijohej me procedurat. E këtu vjen habia! Sa hap e mbyll sytë, djali është liruar. I ati i vajzës sapo ka mësuar se djali është liruar, është ankuar tek SHÇBA.

Pas verifikimeve, është zbuluar se oficerët e këtij komisariati nuk kanë kryer asnjë veprim për kallëzimin e të miturës, duke ndryshuar edhe veprën penale, nga “ngacmim seksual ndaj të miturës”, që dënohet me burg në “kanosje”, ku i arrestuari tashmë nga SHÇBA, për ngacmimin e të miturës mund të shpëtonte me një gjobë. SHÇBA ka arrestuar të riun, si dhe ka nisur hetimet për oficerët e Komisariatit nr.4 bashkë me zinxhirin komandues të këtij Komisariati.

/dosja.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.