Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mbahen “peng” për katër orë shtatë punonjës të Bashkisë Mat

20:05 / January 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1489576367bushkash
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bushkash të njësisë administrative Ulëz.

Shtatë punonjës të ndërmarrjes së rrugëve rurale janë mbajtur të bllokuar në qendër të fshatit për të paktën katër orë.

Banorët u shprehën se e ndërmorën këtë akt sepse ata nuk përfunduan punimet për shtrimin e rrugës më cakëll, por i lanë ato përgjysëm.

“Punonjësit e bashkisë punuan dy-tri orë në rrugën kryesore të fshatit. Nuk patën kryer as gjysmën e punimeve dhe dy fadroma dhe dy mjete transporti nisën kthimin drejt Burrelit. Ne i ndaluam dhe u kërkuam të përfundojnë punimet e nisura, sic ishte premtuar nga kryetari i bashkisë”, sqaruan burime pranë pleqësisë së fshatit Bushkash.

Bashkia ka kërkuar ndihmën e Policisë për zgjidhjen e situatës. Më shumë se dhjetë efektivë Policie, drejtues të Drejtorisë së Policisë Dibër dhe të Komisariatit Matit kanë ndërhyrë dhe kanë kryer transportin e punonjësve të Bashkisë, ndërsa mjetet janë mbajtur të bllokuara nga të paktën 70 banorë të fshatit, me pretendimin se ato nuk do të lëvizen pa mbyllur punimet e nisura. Banoret thane se punonjesit e bashkise kishin konsumuar shume alkool.

Një tjetër proteste e banorëve të fshatit Mallunxë u zhvillua sot në mjediset e bashkisë Mat, duke kërkuar zgjidhjen e problemeve të mbartura.

bushkash
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, në pranga dy vajza nga Brazili dhe një nga Kolumbia

09:34 / September 4, 2026

Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplas një grua teksa po kalonte rrugën

19:22 / September 3, 2026

Pronari i “Delta” në konflikt me Vasil Bedinajn, i shkoi në hotel bashkë me personat e armatosur

16:18 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.