Gjashtë raste të reja janë shënuar me koronavirus në Shqipëri gjatë këtyre 24 orëve duke e çuar në 76 numrin total, ndërkohë që gjithsej janë kryuer 778 teste. 37 janë të shtruar në spitalin infektiv.
Sipas hartës së shpërndarjes në Tiranë janë 55 të prekur, Durrës, 5, Lushnje 2, Elbasan 2, Fier 8, Rrogozhinë 2, Kavajë 2. Siç shihet nga numrat rastet e reja janë shënuar në Tiranë dhe në Fier.
Ndërkohë MSH bën të ditur se edhe të shëruarit duhet të qëndrojnë 14 ditë në vetëizolim dhe të marrin masa për kontrollin respirator dhe higjienën personale.
