Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Refugjatët e luftës enden rrugëve të Tiranës

20:18 / March 22, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Refugjate te bllokuar ne Shqiperi per shkak te pandemise se COVID19
Foto ilustruese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në sheshin përbri presidencës, Sulejmani së bashku me dy shokët Rahim e Mustafa është shtrirë në barin e lulishtes. Duket sikur nuk e shqetëson asgjë, as makinat e ushtrisë, dhe as boshatisja e rrugëve. As mungesa e njerëzve në qytet. Me shumë mundësi as Covid 19. Diçka tjetër  e brengos, është zhurma e stomakut bosh.

32 vjeçari ka udhëtuar nga Palestina së bashku me familjen dhe miqtë. Duke qëlluar shputat e këmbëve si për të treguar odisenë që ka kaluar Sulejmani I tregoi gazetës “Si” se : kam udhëtuar 20 ditë, kemi ecur maleve në këmbë. Nga Palestina, drejt Turqisë, më pas në Greqi, dhe në fund në Tiranë. Synonim Francën, ne flasim frëngjisht, atje kemi njerëz. Por mbetëm këtu.

Sulejman tregon se ka tre ditë në Shqipëri. Dy shokët e tij Rahim dhe Mustafa vetëm tundin kokën. Të dy ata nuk preferojnë as të filmohen dhe as të fotografohen. Kur I  pyetëm nëse frikë nga koronavirusi,  në një ccast të tre djemtë  shpërthejnë në lotë. Njëri prej tyre hap qesen e ushqimeve. Tregon një shishe qumësht. “ por unë nuk mund ta ha këtë, është për fëmijën tim që e kam në qendrën e Babrrusë”. “A ke diccka për të ngrënë ? “-pyet djali tjetër ndërsa më kurajozi për të folur, Sulejman, tregon një kokërr mollë dhe një kokërr portokalle. Dikush ua ka falur përpara se të mbyllej në karantinë.

“Ne do flemë në rrugë, nuk besoj se jemi shqetësim për të tjerët, ja këtu në rrugë flemë. Nuk shkojmë në Babrru , atje ushqimi shumë I keq, I pangrënshëm, ka mbipopullim. Atje kam nënën dhe kemi fëmijët”. Asnjëri nuk është në gjendje të tregojë se sa do qëndrojnë në Shqipëri, por pesimizmi e ka bërë të vetën. Dyqanet janë të mbyllura dhe nëse dikush ju fal ndonjë lekë, ato monedha gjatë këtyre orëve nuk ka asnjë vlerë. Sulejmani dëgjon zërin e lartë që vjen nga makinat e ushtrisë dhe shton” nuk e di se ccfarë thonë, por e di nuk është për mua, ne jemi të harruar”

Por për shkak të epidemisë së COVID- 19, duket se si e harruar kriza e sirianëve  që shënoi kulmin ne kufirin grek . Pavarësisht kësaj pohon jo zyrtarisht për gazetën “Si” një burim policor pranë Departamentit të Kufirit në pikat kufitare ka më pak grumbullime shtetasish nga vendet e lindjes. Për shkak të bllokimit të transportit nuk janë konstatuar dhe as kapur shtetas që udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian kryesisht nga Siria, Afganistani, Palestina dhe Irani.

Por jo zyrtarisht thuhet se përsa kohë policia I ka kthyer sytë nga postblloqet për të ndaluar qytetarët që të dalin nga shtëpia, kjo gjendje ndikon në rënien e vigjëlencës për kontrollin e kufirit të gjelbër.  

Në muajt dhjetor dhe janar policia u detyrua të riorganizojë shërbimet , pasi u vërejtën shumë vjedhje me të dyshuar shtetas nga Afganistani , Siria dhe Pakistani.  Grumbuj me refugjatë u panë lehtësisht nëpër rrugët  e qyteteve kryesore të vendit.

Disa të braktisur nga trafikantët dhe të tjerë të kapur nga policia. Të gjithë rrëfejnë se Shqipëria është vetëm një stacion për ta, por jo destinacion. Por sa kohë  Shqipëria do të mbetet e  mbyllur për shkak të COVID 19 shëndeti I tyre është në rrezik dhe mbeten një vatër mjaft e  ekspozuar rrugëve të Shqipërisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e turistit në Ksamil/ “Po monitorojmë rastin”, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

19:19 / August 19, 2026

“Jemi gati të përballemi”/ NATO reagon pas kërcënimeve iraniane për s*lme në Evropë

18:59 / August 19, 2026

Kosovë/ Varrezat masive në Zubin Potok, Prokuroria Speciale: Identifikohen mbetjet kockore të 23 individëve

17:57 / August 19, 2026

Venezuela braktis Maduron në fatin e tij, Delcy Rodríguez as nuk e përmend ish-presidentin në negociatat me opozitën

17:20 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.