Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shenjat e “padukshme” që tregojnë se keni koronavirus

10:58 / March 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
26241928 8137899 image a 1 1584819506753 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolla e vazhdueshme, e lehtë dhe temperatura mbi 37 gradë Celcius – këto janë simptomat kryesore sipas këshillave zyrtare mjekësore.

Por, derisa koronavirusi vazhdon ta ketë shpërthimin epidemik kudo, pacientët britanik, siç raporton Daily Mail, kanë filluar të shfaqin simptoma të tjera.

Gjatë javës së kaluar, gazeta britanike ka biseduar me të sëmurët si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe në pjesën tjetër të botës për të zbuluar se si përjetohet në të vërtetë COVID-19.

Dhe, sipas tyre, simptomat mund të përfshijnë gjithçka: nga djegia e syve deri tek lodhja.

Dr Edward Wright, virolog dhe pedagog i vjetër në mikrobiologji në Universitetin e Sussex, thotë se “për secilin rast me simptomat tipike, pesë deri në dhjetë raste mund të mos zbulohen sepse simptomat e tyre mund të jenë atipike, ose ato mund të kenë asnjë”.

Lidia Puerta, një ish-studente 26-vjeçare në Kolegjin Imperial në Londër, e cila është tetë muajshe shtatzënë, e përshkroi fazën e hershme si “rraskapitëse”.

Mjekja e përgjithshme Clare Gerada, e cila testoi pozitivisht me virusin COVID-19 të premten, gjithashtu ndjeu vetëm lodhje.

“Ndjeja se diçka më ka ngelur në fyt. Përveç kësaj, isha krejtësisht në rregull”, ka thënë ajo.

Përkundër kësaj, Dr Gerada arriti ta trajtojë veten në shtëpi vetëm me paracetamol.

Një pacient 43 vjeç, i cili nuk dëshiron të identifikohet nga frika se mund të rrezikojë punën e tij, i krahasoi simptomat e tij fillestare me një regjim intensiv ushtrimesh.

“Sa herë që lëvizja këmbët, ndjeja se po ngrija pesha, që peshonin një ton”, shtoi ai.

Megjithatë, kolla dhe ethet janë tregues të besueshëm të këtij virusi, sipas OBSH.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.