Një familjenga Vlora prej katër anëtarësh dyshohet se janë të prekur nga koronavirusi, ndërkohë që pritet konfirmimi i Ministrisë së Shëndetësisë, duke zgjeruar kështu hartën e të prekurve dhe me Vlorën.
Mësohet se gjatë mëngjesit të sotëm është kryer dezinfektimi i banesës së tyre. Por si janë infektuar gjyshja 77-vjeçare, çifti i bashkëshortëve 69 dhe 50 vjeç dhe djali i tyre 24-vjeçar?
Burime mediatike bëjnë të ditur se ata janë vizituar nga një i afërm i tyre që kishte ardhur nga Bergamo e Italisë më 8 mars. Më pas ai është larguar drejt Gjermanisë më 20 mars. Kryefamiljari punonte si shitës ambulant në qendër të qytetit, pranë Postës.
Të katër anëtarët e familjes janë nisur drejt Tiranës.
