Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Situata te infektivi, mjeku Pipero flet për pacientin që kaloi vdekje klinike

12:20 / March 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pipero 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë mbi 40 persona të shtruar në spitalin Infektiv sot që flasim, të infektuar me koronavirus. Mjeku i njohur Pëllumb Pipero duke folur për shtimin e rasteve të konfirmuara dhe numrit të viktimave bëri me dije se ka disa raste rëndë dhe shumë rëndë. Mjeku ka sqaruar edhe rastin e një prej pacientëve që sot ka kaluar në vdekje klinike.

Janë mbi 40 persona të shtruar në spitalin Infektiv sot që flasim, të infektuar me koronavirus. Mjeku i njohur Pëllumb Pipero duke folur për shtimin e rasteve të konfirmuara dhe numrit të viktimave bëri me dije se ka disa raste rëndë dhe shumë rëndë. Mjeku ka sqaruar edhe rastin e një prej pacientëve që sot ka kaluar në vdekje klinike.

Sipas mjeku Pipero, 61-vjeçari nga Tirana ka pasur vdekje klinike mëngjesin e sotëm, por u bënë përpjekje titanike për ta rikthyer në jetë.

“Kemi raste të rënda dhe kemi raste shumë të rënda sikundër janë pacientët e shtruar në repartin e terapisë intensive, midis të cilëve njëri nga rastet sot në mëngjes ka bërë vdekje klinike, vdekje që zgjati relativisht gjatë por pa e humbur shpresën e personelit shëndetësor, të mjekëve reanimator për ta rikthyer atë në jetë. Fatmirësisht u rikthye në jetë por vazhdon të jetë ende rëndë”, deklaroi Pipero.

Deklarata e plotë e mjekut Pipero

Situata në Infektiv është shumë dinamike, sa i takon shtrimeve të rasteve të reja, ndjekjes në dinamikë të rasteve të shtruara në të, kemi më shumë se 40 të shtruar në spital, secili ka problematikën e tij, në varësi të moshës dhe sëmundjeve kronike, kemi raste relativisht në gjendje të mirë, kemi raste në gjendje të mirë që shpresojmë ti nxjerrim kemi edhe raste të rënda e shumë të rëna si ata në terapi intensive mes të cilëve një nga rastet sot ka bërë vdekje klinike, vdekje që zgjati relativisht gjatë por pa e humbur shpresën e personelit mjekësor për ta rikthyer, fatmirësisht u rikthye në jetë por vazhdon të jetë ende rëndë.

Në këtë situatë të rasteve të shtuara dhe të konfirmuara në këto dy ditë, vazhdoj të këmbëngul e t’ju them qytetarëve të jenë të duruar, të qëndrojnë sa më gjatë në shtëpi e nëse kanë nevojë të telefonojnë 127 që tu qëndrojmë afër me shërbim mjekësor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.