Gjermania do të përballet me një recesion të theksuar për shkak të krizës së koronavirusit, njoftoi banka qendrore e vendit.
“Masat e marra për frenimin e përhapjes së virusit kanë pasoja masive ekonomike dhe rikuperimi ekonomik do të ndodhë vetëm pasi rreziku i pandemisë të jetë mposhtur”, thuhej në raportin e muajit mars të bankës.
“Hyrja në recesion të theksuar nuk mund të parandalohet,” thekson ajo.
Shërbimet më të prekura janë ato që lidhen me konsumatorin, të cilat deri para përhapjes së virusit kishin forcuar ekonominë gjermane.
Gjtihashtu pritet të bjerë edhe kërkesa për eksporte.
