Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Begaj dhe Justina Shiroka-Pula takim në Ohër: Mbështesim statusin kandidat në BE për Kosovën dhe hapat ligjorë për Hagën

12:32 / November 27, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 c7808c4b63102cd8a03da6b99da5f28f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi fillimisht një takim me Presidenten e re të Republikës së Kosovës,  Justina Shiroka-Pula.

Kreu i Shtetit e uroi Presidenten Shiroka-Pula për detyrën e re, duke shprehur besimin se eksperienca e saj akademike dhe profili i saj politik dhe njerëzor do të kontribuojnë në përfaqësimin me dinjitet të Kosovës dhe në forcimin e institucioneve të saj.

Duke rikonfirmuar se marrëdhëniet vëllazërore me Kosovën mbeten prioriteti parësor i Shqipërisë, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe të riaktivizimit të takimeve më të shpeshta të përbashkëta.

Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë bashkë për të çuar përpara agjendën e përbashkët kombëtare, me anëtarësimin në Bashkimin Evropian si një nga objektivat kryesorë. Ai theksoi se të dy presidentët duhet të jenë bashkë si faktorë përbashkues dhe përfaqësues dinjitozë të shqiptarëve, duke promovuar vlerat, interesat dhe aspiratat e tyre në hapësirën ndërkombëtare.

Për sa i përket procesit të integrimit evropian, Presidenti Begaj deklaroi se Kosova meriton një qasje të re nga Bashkimi Evropian, duke siguruar se Shqipëria do të vijojë të mbështesë me vendosmëri dhënien e statusit kandidat dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ai vlerësoi përpjekjet e Kosovës për përmbushjen e standardeve evropiane, përafrimin me politikat e BE-së.

Presidenti Begaj rikonfirmoi se Kosova është pjesë e çdo takimi që ai zhvillon me përfaqësues ndërkombëtarë dhe se kërkesa për njohjen e saj nga shtetet që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap mbetet pjesë e agjendës së tij. Ai rikujtoi se, që në takimin e tij të parë në selinë e NATO-s, në cilësinë e Presidentit të Republikës, kërkoi anëtarësimin e Kosovës në Aleancë. Presidenti nënvizoi se Shqipëria do të vijojë të mbështesë zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.
Duke iu referuar procesit gjyqësor në Hagë. Presidenti Begaj përcolli mbështetjen e plotë të Shqipërisë për hapat ligjorë të autoriteteve të Kosovës, të drejtën kushtetuese për nismat ligjore mbi Dhomat e Specializuara dhe në konsultim me partnerët.
Ai rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë për një drejtësi të paanshme, që thekson respektimin e konteksti historik të luftës së popullit të Kosovës për liri.

Në përfundim, Presidenti Begaj theksoi se promovimi i çështjeve që bashkojnë shqiptarët përtej politikës së ditës është pjesë e agjendës kombëtare. Ai shprehu besimin se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, përmes një përfaqësimi të përbashkët dhe dinjitoz në arenën ndërkombëtare, do të vijojë të kontribuojë në avancimin e aspiratave evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Marta Kos: Më shumë Europë para anëtarësimit, Ballkani Perëndimor të përfitojë nga tregu i përbashkët

11:15 / November 27, 2026

Samiti për Planin e Rritjes/ Mbërrijnë liderët e Ballkanit, Rama pret Marta Kos

10:40 / November 27, 2026

Shiste kokainë pranë shkollave në Kamëz dhe Fushë-Krujë, arrestohet 34-vjeçari

09:50 / November 27, 2026

Përfundon afati për apelimin e dënimeve ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK, çfarë parashikojnë procedurat në Hagë

09:08 / November 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.