Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Koronavirusi, gjendet molekula që bllokon “motorin” e tij

16:38 / March 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 20200323 151107 Gallery
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studiuesit gjermanë kanë identifikuar molekulën që mund të frenojë proteinën që lejon që virusi të përsëritet. Në laborator punohet për të krijuar ilaçe efektive. Por do të duhet kohë

Quhet 13b, arma e re që mund të përdoret për prodhimin e ilaçeve efektive kundër koronavirusit të ri.

Bëhet fjale per një molekulë, individualizuar nga një grup studiuesish gjermanë, në gjendje të frenojë “motorin” e Covid-19, atë që lejon shumimin.

Zbulimi i kësaj molekule u bë i mundur falë analizës 3D të strukturës së enzimës që përdoret nga virusi për t’u përhapur në qelizat njerëzore, i quajtur proteaza. Në sajë të modelit “prej kristali” të Covid-19, piketuar nga shkencëtarët e Helmholtz-Zentrum Berlin für Materialien und Energie dhe Universiteti i Lübeck, u bë e mundur për të analizuar proteazën në tre dimensione. Pamja 3D e proteinës, në të vërtetë, i lejoi shkencëtarët të identifikojnë pikat e dobëta të virusit, për të kuptuar se cilat duhet të sulmohen për ta mposhtur atë.

Për momentin, siç raporton Ansa, molekula 13b është testuar në epruvetë mbi qelizat e mushkërive humane të infektuara me koronavirus. Molekula hyri në veprim menjëherë.

Eksperimentimi u zhvillua edhe tek minjte,duke treguar se nuk është toksik dhe mund të administrohet nëpërmjet thithjes.

Tani, ekipi i studiuesve është duke punuar që të përpiqen të shndërrojnë molekulën që bllokon “motorin” e virusit në një ilaç. Por, para se të vihet në dispozicion, mund të duhen vite. Por, falë zbulimit të ri dhe falë analizës 3D të strukturës së virusit, do të jetë e mundur të hartohen barna të reja, duke identifikuar pikat e dobëta të Covid-19. Për të nxjerrë imazhe të strukturës virale, studiuesit përdorën rreze X me intensitet të lartë të strukturës së Berlinit, të vëna në dispozicion për të ndihmuar në mposhtjen e Covid-19.

Shpresa të reja vijnë edhe nga ilaçe të tjera. Presidenti Amerikan Donald Trump insiston në përdorimin e idrossiclorochinës, një ilaç anti-malarie, ndërsa autoritetet kineze kanë raportuar për një ilaç të përdorur në Japoni për të trajtuar gripin, favipiravir.

Në Itali, agjencia e ilaçeve po vazhdon me një proces të shpejtë miratimi për ilaçet “off label” të përdorura në spitale: këto janë ilaçe të bazuara në remdevisir dhe tocilizumab. Ndërsa, në Spallanzani, janë përdorur dy ilaçe antivirale, lopinavir / ritonavir dhe remdesivir, për të kuruar dy bashkëshortët kinezë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.