Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Nuk pranoi të shkonte direkt tek Infektivi, mendoi se do ja dilte”, drejtori i spitalit të Kavajës flet për kontaktin me 43-vjeçarin

16:34 / March 24, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Përparim Daiu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Spitalit të Kavajës Përparim Daiu ka dhënë detaje në lidhje me kontaktet që ka pasur me 43 vjeçarin i cili humbi jetën një ditë më parë si pasojë e infektimit me COVID 19.

Daiu është shprehur se 43 vjeçari kishte ardhur na italia me 27 shkurt dhe në 13 ka shfaqur dhe siptomat e para si pacient i prekur na koronavirusi.

Nebiu nuk kishte pranuar që në fillim që të shkonte tek infektivi me shpresën se do ta kalonte gjëndjen në shtëpinë e tij por siç duket fundi ishte fatal për jetën e tij.

“Data e fundit që unë kam kontaktuar ka qenë data 13 ku më ka thënë se kishte temperaturë dhe ethe dhe më ka kërkuar ndihmë se si mund të të veproje. Për këtë unë i kam thënë që të kontaktojë 127. Pasi ka komunikuar me 127 menjëherë pasi i ka njohur simptomat me 27 shkurt ka qenë i kthyer nga Italia në Shqipëri. Këto simptoma na bënte dhe ne si miq që të dyshonim se ai ishte i prekur dhe e këshillova që të qëndronin në shtëpi, por në datën 15 gjendja nuk ka qenë e stabilizuar i kam dërguar urgjencën në bashkëpunim me qëndrën kombëtare dhe ai e ka refuzuar dhe ka kërkuar që të qëndrojë në shtëpi do e kalojë gjendjen në shtëpi. Pas 3-4 ditësh gjendja nuk është stabilizuar dhe më pas e dërguam në Tiranë dhe fatkeqësisht ishte një lajm që nuk e prisnim. Ai ishte një luftëtar në vetvete dhe donte që të ndihmonte veten, por që nuk ndihmoi asnjë në këtë rast. Jemi shokuar nga ky lajm”, është shprehur ai.

Pjesë nga biseda:

I ndjeri Nebi Ismaili përveç obizitetit nuk raportohet se ka pasur sëmundje tjetër nga kontaktet e fundit që ju keni pasur ka treguar frikë apo ka qenë optimist?

Ai ishte tip sportiv dhe besonte se do e kalonte këtë por kjo është një sirenë alarmi për të gjithë është një virus që është i panjohur për shëndetsinë dhe nuk ka asnjë ilaç që ta shërojë këtë. Ky virus ka treguar se është i frikshëm dhe ne duhet të jemi sa më të kujdesshëm dhe në lidhje me masat që ka marrë qeveri. Unë i bëj thirrje se ne që kemi humbur miqtë dhe të afërmit të jenë më të kujdesshëm ndaj masave të marra nga qeveria dhe të mos dalin orar pa orar.

Kavaja tashmë është një qendër e prekur nga COVID 19, si paraqitet gjëndja në spital?

Si Kavaja mund të jetë Durrësi, Vlora dhe Tirana efekti që 90 % e popullsisë kanë të afërm në itali dhe Evropë dhe shumë persona kanë ardhur në data që na rriskojmë që të kemi një shpërndarje të madhe të përhapjes së koronavirusit. Të respektojmë rregullat dhe të qëndrojmë në vetëkarantinim mos ta përhapur më tej koronavirusin. /abcnews

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e turistit në Ksamil/ “Po monitorojmë rastin”, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

19:19 / August 19, 2026

“Jemi gati të përballemi”/ NATO reagon pas kërcënimeve iraniane për s*lme në Evropë

18:59 / August 19, 2026

Kosovë/ Varrezat masive në Zubin Potok, Prokuroria Speciale: Identifikohen mbetjet kockore të 23 individëve

17:57 / August 19, 2026

Venezuela braktis Maduron në fatin e tij, Delcy Rodríguez as nuk e përmend ish-presidentin në negociatat me opozitën

17:20 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.