Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

COVID-19, FA shpërndan 300 pako ushqimore në Kamëz, Bathore, Kavajë e Rrogozhinë. Xhaçka: Kujdes e durim, do e kalojmë

19:20 / March 24, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ushtria 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Efektivët e Forcave të Armatosura kanë vijuar shpërndarjen e pakove ushqimore gjatë të hënës në Kamëz, Bathore, Kavajë e Rrogozhinë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli, dorëzuan në disa familje në nevojë të kësaj zone pakot e përgatitura në Rezervat e Shtetit.

Gjatë bisedës me banorë të Kamzës, ministrja Xhaçka u interesua për shëndetin e tyre dhe veçanërisht të fëmijëve.

Ajo u sugjeroi qytetarëve të qëndrojnë larg njerëzve dhe të bëjnë durim për të kapërcyer me sa më pak dëme situatën e krijuar nga COVID – 19.

Efektivë të Batalionit të Xhenios, të Komandës Mbështëse, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe pushtetin vendor përgatitën rreth 300 pako ushqimore që u shpërndanë për familjet në nevojë të këtyre zonave.

Operacioni humanitar do të vijojë edhe në bashki të tjera në ditët në vijim, për të qenë pranë çdo familje në nevojë në këto ditë të vështira.

bathore Kavaje tiranananews.al Xhaçka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident me vdekje në Kavajë, makina përplas këmbësorin

22:20 / April 23, 2026

35-vjetori i themelimit të degës së PD Kavajë, Berisha-qeverisë: Hapni rrugën, revoltat nuk do të ndalen

19:03 / December 18, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.