Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat e vendosura nga qeveria pasi këtë javë pritet që të shtohet numri i të prekurve. E ftuar sot në emsionin “Real Story”, Manastirliu tha se nëse qytetarët nuk respektojnë masat pasaojtat do jentë katastrofike.
“Kësaj jave mund te kemi rritje peronash të infektuar, por ndoshta edhe javës tjetër. Projeksionet ndoshta nuk janë 100 përqind të sakta, por janë parashikime që janë të vlefshme. Masat që kemi marrë urojmë që të ulin kurbën e rasteve. Masat do të zgjaten në kohë dhe do merren sipas ecurisë së kurbës. Qytetarët ka shumë rëndësi që të izolohen dhe të lajnë duart si dhe të marrin ata masa, që ne kemi thënë. Nëse nuk merren masa, pasojat mund të jenë fatale. Të gjithë pacientëve, edhe atyre që kanë humbur jetën, iu është dhënë ndihma”, u shpreh ministrja.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.