Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Koronavirusi/ Numri në rritje i të prekurve, Shqipëria projekton tre spitale fushore në periferi të Tiranës

10:58 / March 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
f9b92d16 525e 4d9b 925e f243af5f6005 1024x768 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritja nga dita në ditë e numrit të të infektuarve ka bërë që institucionet shqiptare të gjejnë rrugë alternative për të përballuar fluksin. Një prej tyre është edhe ngritja e tre  spitaleve fushore në periferi të Tiranës.

Kjo zgjidhje është ofruar nga komiteti teknik, që ka argumentuar se janë edhe më të kontrollueshëm dhe me shumë më pa mundësi të infektimit të personelit që nuk ka lidhje direkte me Spitalin Infektiv.

Sipas burimeve të Gazetës Shqip për ngritjen e tyre do të shfrytëzohen disa reparte të ushtrisë që kanë dalë jashtë funksioni dhe që në kohë rekord mund të vihen në funksion.

Burimet thanë gjithashtu se këto spitale do të pajisen me të gjitha mjetet e nevojshme dhe se aty do të shërbejnë mjekët, një pjesë e të cilëve janë tashmë të regjistruar si vullnetarë. Në këto spitale fushore mendohet se do të marrin mjekim ata persona që jo domosdoshmërisht duhet të jenë në terapi intensive.

Mbetet sekret numri i shtretërve në to, por ajo që dihet me siguri është se tashmë projekti ka nisur dhe në më pak se dy javë këto spitale do të jenë në funksion.

Për ngritjen e tyre, Brigada e Këmbësore e Forcave të Armatosura po vepron me shpejtësi, lidhur me bazën materiale dhe garancinë që do të ofrohet. Fillimisht është bërë dezinfektimi i plotë i këtyre reparteve.

/gazeta-shqip.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Situata me zjarret në vend/ 35 vatra në 24 orët e fundit, 5 mbeten ende aktive. Shmanget rreziku për banesat në Gojan të Pukës

09:35 / August 20, 2026

PDK bllokon hyrjen e Qeverisë së Kosovës, kërkon zhbllokimin e Kuvendit

08:34 / August 20, 2026

Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

08:29 / August 20, 2026

Zjarri përfshin Pukën, flakët afrohen me shpejtësi pranë zonave të banuara në fshatin Gojan i Vogël

08:23 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.