Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Theu karantinën, policia kap ‘mat’ tiranasin. Detajet e aksionit të fundit, nga gjobat tek bllokimi i makinave

10:39 / March 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
masat kunder covid 19 policia ndeshkon dy te ardhurit nga zona e kuqe dhe bllokon 75 mjete gjobe 100 mije lekeshe 8 bizneseve 5e749515506d7 480x384 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një banor i Tiranës është kapur ‘mat’ nga uniformat blu, i cili duhet te rrinte ne karantine pas kthimit nga zonat e kuqe.

Ai është gjobitur me 700 mije lekë, sipas vendimit te fundit per shtetrrethimin, nderkohe qe policia e Shtetit ka bere bilancin e aksionit te 24 oreve, lidhur me ndeshikim me gjobe dhe bllokim makine per gjithe sfiduesit e rregullave te vendosura.

NJOFTIMI

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit është evidentuar një shtetas që ka thyer rregullin e vetëkarantinimit, i cili është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë. Shtetasi K. B., banues në Tiranë, ka hyrë në Shqipëri më datë 11.03.2020 dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 65 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë, njëri prej të cilëve u shoqërua në komisariat dhe u procedua penalisht për kundërshtim të urdhrit të punonjësit të Policisë.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 76 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 9 subjekte tregtie që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PDK bllokon hyrjen e Qeverisë së Kosovës, kërkon zhbllokimin e Kuvendit

08:34 / August 20, 2026

Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

08:29 / August 20, 2026

Zjarri përfshin Pukën, flakët afrohen me shpejtësi pranë zonave të banuara në fshatin Gojan i Vogël

08:23 / August 20, 2026

Vrasja e turistit në Ksamil/ “Po monitorojmë rastin”, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

19:19 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.