Presidenti amerikan ka kërkuar që për pashkët të hiqen të gjitha kufizimet që janë vendosur për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në një intervistë Donald Trump thotë se Pashkët janë një ditë e veçantë dhe do të donte të shihte kishta plot me njerëz.
“Ne humbim mijëra e mijëra njerëz në vit nga gripi. Dhe nuk e mbyllim vendin”, tha Presidenti Trump në “Fox Neës”. Ai shtoi se qëllimi i tij do të ishte që të kthehej normaliteti deri të dielën e Pashkëve, e cila është 12 Prill“Do të dëshiroja ta hapja deri në Pashkë. Do të më pëlqente ta hapja atë deri në Pashkë”, tha Trump. “Unë do t’jua them këtë tani. Është një ditë kaq e rëndësishme për arsye të tjera, por unë do ta bëj një ditë të rëndësishme për këtë arsye. Unë do të doja shumë që vendi të hapet në Pashkë. Mendoj se është e mundur. Pse nuk qenka? Asnjëherë nuk e kemi mbyllur vendin më parë…Unë mendoj se e diela e Pashkëve do të ketë mbushur kishat në të gjithë vendin tonë…”.
Presidenti Trump argumentoi se ndërsa gripi mund të vrasë mijëra kështu mund të bëjë edhe një ekonomi e tmerrshme.
“Shikoni, ju do të humbni qindra njerëz nga gripi. Por ju do të humbni më shumë njerëz duke e futur një vend në një recesion masiv ose depresion. Do të keni vetëvrasje nga mijëra. Do të ndodhin të gjitha llojet e gjërave. Do të keni paqëndrueshmëri. Ju nuk mund të hyni dhe të thoni: ‘Le t’i mbyllim Shtetet e Bashkuara’”
Presidenti Trump ka filluar të mbrojë idenë për një rikthim në jetën normale edhe pasi ekspertët mjekësorë japin këshillat e kundërta. Nxitja e tij vjen kur Kongresi po i afrohet një marrëveshjeje për një pako shpëtimi ekonomike prej 2 trilionë dollarësh për individë dhe bizneset e goditura fort nga koronavirusi.
Presidenti Trump ka qenë i qartë se është i shqetësuar për ndikimin ekonomik që vijnë nga të gjitha bizneset që mbyllen për shkak të pandemisë. Tregu i aksioneve është goditur, duke fshirë gati të gjitha fitimet që bëri që kur Trump mori detyrën.
