Sapo ka lënë detyrën e rëndësishme të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, për tiu përkushtuar fushatës në Shkodër, siç tha dhe kryeministri kur dha lajmin, Ditmir Bushati ka nisur takimet në qarkun ku është deputet i zgjedhur.
Ai ka shuar zërat se mund të jetë kandidat i mundshëm për bashkinë e Shkodrës, duke u shprehur se nuk ka ambicie për këtë post.
Ish ministri Bushati u pyet gjithashtu dhe për protestat e paralajmëruara të opozitës. “Opozita është në të drejtën e saj për të shfrytëzuar çdo hapësirë që i ofron sistemi demokratik. Ne jemi në të drejtën tonë për t’u përgatitur për të fituar zgjedhjet”, tha ai.
