Dy ministrat, ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ai i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi kanë zhvilluar një diskutim publik me banorët e Gramshit, për HEC-in mbi kanionin e Holtës.
Balluku tha para banorëve se janë pezulluar punimet për këtë hidrocentral, teksa shtoi se ndoshta hidrocentrali i ri është jashtë zonës së mbrojtur dhe se nuk do të preken bukuritë natyrore.
“Duhet një kombinim perfekt midis ekonomisë dhe mbrojtjes së zonave natyrore”, tha Balluku.
