Kryeministri Edi Rama bën të ditur në Facebook se flota e re e ambulancave për emergjencat civile është gati të niset nga Turqia për në Shqipëri.
Në një kohë që numri i të prekurve në vend aktualisht ka shkuar në 174 vendi po përgatitet për të përballuar urgjencat, në kuadër të të cilës do të vijnë dhe këto ambulanca.
” 🔴 FLOTA E RE E AUTOAMBULANCAVE TË EMERGJENCAVE CIVILE GATI PËR T’U NISUR NGA TURQIA🇹🇷DREJT🇦🇱SHQIPËRISË”, shkruan Rama në Facebook.
