Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha flet si mjek: Pandemi të tillë nuk kam hasur kurrë! Jam izoluar në shtëpi

22:48 / March 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berishasali2 590x354 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se po i respekton masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, teksa tregon se është izoluar në shtëpinë e tij.

“Nuk kam frikë fare. Jam në shtëpinë time, te rruga ‘Mustafa Matohiti’. Po e respektoj karantinën sepse është direktivë e OBSH-së. Se të ishte për të izoluarin e Surrelit, nuk dilnim as te pragu i shtëpisë”  – tha Berisha duke nënvizuar se nuk po ndjek këshillat e qeverisë, por të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

I pyetur për menaxhimin e stresit, Berisha u shpreh se po e menaxhon shumë mirë. Ai tha se kush e njeh në vitet kur ishte student, e di mirë që ka qenë studius pasionant i stresit.

Sali Berisha shtoi se e shtyn kohën edhe duke lexuar pa pushim.

Berisha, i cili ka mbaruar fakultetin e mjekësisë në vitin 1967 tregon se vendi jonë nuk është përballur kurrë më parë me një pandemi të tillë.

“Nuk kam hasur ndonjëherë ndonjë situatë të ngjashme epidemike, kurrë ndonjëherë.
Që në vitin 1918 që nga gripi spanjoll, pandemi si kjo nuk ka parë bota.
Gjatë kohës që kam qenë mjek kanë qenë epidemi periodike të gripit, ka pasur kolerë, momente fruthi, ka patur në zona të caktuara epidemi të verdhëzës, por në kuadër pandemie nuk ka pasur kurrë”, tha Berisha në një lidhje direkte me studion e Opinion.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Princi Harry dhe Meghan rikthehen në Britani pas gjashtë vitesh

13:35 / August 20, 2026

Shqipëria, e para për fondet nga BE/ Kosova, Serbia dhe Bosnja “djegin” paratë e Brukselit

13:30 / August 20, 2026

Shpërndanin drogë në Mykonos, në pranga dy shqiptarë. Sekuestrohen mbi 65 mijë euro

11:54 / August 20, 2026

Revista prestigjioze “Ambassador”: Shqipëria, një vend që nuk e ka humbur identitetin

11:27 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.