Një lajm i sotëm ka tronditur opinionin e futbollit teksa u mësua se është arrestuar Klodian Duro, ish futbollisti i kombëtares.
Ai u arrestua nga Policia e Tiranës për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe për kanosje. 42-vjeçari sipas burimeve pranë policisë u denoncua nga ish-bashkëshortja, e cila kërkoi ndihmën e policisë që të ndërhynte. Mësohet se Duro ishte divorcuar me partneren dhe për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta, teksa ajo kishte marrë një urdhër mbrojtje së fundmi.
Mësohet se në datën 25 mars, ish-futbollisti i Kombëtares, ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes, duke e kanosur këtë të fundit e cila ka lajmëruar policinë…
Më pas, gruaja ka firmosur edhe kallëzimin ndaj futbollistit, i cili gjendet në telashe. Pritet që për dhunën në familje ish-futbollisti do dalë para gjykatës ditën e shtunë, i dyshuar për dy vepra penale, njëra pasi ka shkelur një verdikt gjykate, e cila pasi i kishte dhënë urdhër mbrojtjeje, e urdhëronte ish-futbollistin mos t’i afrohej ish-bashkëshortes.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.2 është arrestuar në flagrancë shtetasi ;
•K.D., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes e marrë nga ish-bashkëshortja e këtij shtetasi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj si edhe e ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme .
Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.