Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

100 qytetarë shkelën rregullat, dy të arrestuar se kundërshtuan efektivët. Çfarë ndodhi në 24 orë

12:14 / March 27, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia korona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë 100 qytetarë të cilët janë gjobitur me 10 mijë lekë pasi lëviznin në këmbë apo me biçikleta pa pasur ndonjë arsye apo emergjencë.

Policia bën të ditur se një 19-vjeçar është arrsetuar në Lezhë pasi drejtonte mjetin pa patentë dhe dy të tjerë në Vlorë pasi lëviznin në kë jashtë orarit dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Ndërkaq, 13 njësi tregtare janë konstatuar të hapura në orarin e palejuar dhe janë gjobitur nga policia ndërsa 6 drejtuesve mjetesh u është bllokuar mjeti për tre muaj dhe janë gjobitur me 20 mijë lekë.

NJOFTIMI I PLOTE

Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Në Lezhë është arrestuar në flagrancë shtetasi D. L., 19 vjeç, pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Në Vlorë janë arrestuar shtetasit Sh. B., 47 vjeç dhe G. Gj., 35 vjeç, pasi janë konstatuar duke lëvizur me këmbë jashtë orarit të lejuar dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 100 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 6 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 45 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 13 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.