Në Fletoren Zyrtare është publikuar një akt normativ që ka të bëjë me aktivitetin gjyqësor në vend në kuadër të masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Në një intervistë për News 24 zv.ministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka thotë se aktivitetet e ngutshme nuk pezullohen, por shtyhen seancat gjyqësore kur të përfundojë periudha e pandemisë. Ajo thotë se është pezulluar veprimtaria e gjykatave por jo aksesi për tiu drejtuar asaj.
Ndërkaq, ajo bën të ditur se është pezulluar edhe afati për të bërë një padi, apo një ankimim të vendimit.”Meraku ka qenë çfarë ndodh me padinë time apo vendimin që dua të ankimoj kur kam afate të caktuara kohore. Ajo që sqaron akti normativ është se ky afat pezullohet. Nuk ka pse bëhet merak dikush që kalon 15 ditë pasi akti normativ lejon aksesin në gjykatë duke i dhënë mudnësi qytetarëve që me kalimin e kësaj pandemie të aksesojnë gjykatë. Aktin bën të mudur që një pjesë e mirë e aktiviteteve që konsideorhne e një natyre të ngutshme të mos pezullohen. Konkretisht ka aktivitete si sigurimi i një prove, raste të procedurave administrative kur rrezikohet një dëm i pariparueshëm për subjetet e të drejtës. Në këto raste bëhet e mundur që qytetari të akessojë gjykatën dhe për këto rastes nuk do zbatohet rregulli përgjithshëm i pezullimit”, tha Caka.
