Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Masat për të frenuar përhapjen e virusit, Ministria e Financave jep njoftimin e rëndësishëm për pensionistët

17:19 / March 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensionistet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka njoftuar se po bashkëpunon me Shoqatën e Bankave për shpërndarjen e pensioneve në shtëpi për të gjithë që nuk mund ta tërheqin dot në bankë.

Siç bën me dije ministria në njoftimin e saj për media, pasi ka dakordësuar me bankat këto të fundit të gjejnë mundësinë për t’i dërguar pensionet në shtëpi.

“Shërbimi do të kryhet nga strukturat e bankave dhe pa kosto shtesë për pensionistët. Janë të lutur të gjithë ata pensionistë që nuk kanë mundur të tërheqin pranë bankës pensionin e tyre të komunikojne direkt me bankat, të cilat do të ndërmarrin menjëherë masat përkatëse për dërgimin e tyre pranë banesës”, është kjo thirrja që bëhet nga ministria e financave për pesnionistët.

Njoftimi i ministrisë:

Përmes një bashkëpunimi me bankat, ministria e financave njofton se po punohet për dërgimin e pensioneve në banesë, me qëllim që pensionistët të mos dalin nga banesat

Njoftimi i plote:

Në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria për situatën e krijuar nga Covid -19, ju bëjmë me dije se, strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë po bashkëpunojnë me Shoqatën e Bankave për shpërndarjen e pensioneve për ata që nuk mund ta tërheqin dot në bankë.

Lidhur me shqetësimin e krijuar ditët e fundit për pamundësinë e daljes së pensionistëve për të tërhequr pensionin pranë këtyre bankave, MFE është dakortësuar me Shoqatën e Bankave, që këto të fundit të gjejnë mundësinë për t’jua dërguar në shtëpi pensionin atyre që nuk shkojnë dot në bankë.

Shërbimi do të kryhet nga strukturat e bankave dhe pa kosto shtesë për pensionistët.

Janë të lutur të gjithë ata pensionistë që nuk kanë mundur të tërheqin pranë bankës pensionin e tyre të komunikojne direkt me bankat, të cilat do të ndërmarrin menjëherë masat përkatëse për dërgimin e tyre pranë banesës.

Është thelbësore të theksojmë për të gjithë pensionistët që me durim të presin zgjidhjen e kësaj situate.

Gjatë këtyre ditëve ka vijuar normalisht shpërndarja e pensioneve nëpërmjet Postës Shqiptare.

Ritheksojmë se çdo institucion qendror apo lokal është në dispozicion dhe shërbim të këtij komuniteti për çdo lloj nevoje.

Në çdo rast vonese ju lutemi të shkruani në portalin Shqipëria që duam,

https://www.shqiperiaqeduam.al/ dhe ne do të ndjekim rastin tuaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, policia në kërkim të pronarit të lokalit dhe një tjetër personi

13:50 / August 20, 2026

Princi Harry dhe Meghan rikthehen në Britani pas gjashtë vitesh

13:35 / August 20, 2026

Shqipëria, e para për fondet nga BE/ Kosova, Serbia dhe Bosnja “djegin” paratë e Brukselit

13:30 / August 20, 2026

Shpërndanin drogë në Mykonos, në pranga dy shqiptarë. Sekuestrohen mbi 65 mijë euro

11:54 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.