Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama premtoi pagesën e rrogës të punonjësve të bizneseve private, ministrja Denaj jep detajet: Do ta marrin në bankë. Ja çfarë do të ndodhë në 1 prill

21:52 / March 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
denaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Financave, Anila Denaj tha se të gjithë ata punonjës të bizneseve që përfitojnë nga paketa ekonomike e qeverisë do ta marrin pagesën direkt në llogarinë e tyre bankare.

“Ky akt normativ e fillon zbatimin e tij nga data 1 prill. Në dhjetëditëshin e parë të muajit prill, të gjitha këto biznese në këtë kategori do të bëjnë deklarimin sipas një formulari që do tu vihet në dispozicion nga administrata tatimore. Të hënën dhe të martën ne do të komunikojmë në mënyrë masive si do të plotësohet formulari që mos ketë shqetësime për këtë. Dhjetëditëshi i parë është afati kohë që i lejohet të gjithë bizneseve për këtë deklarim të punonjësve të tyre, qoftë ato me pagë zero, qoftë ata me pagë të deklaruar për të arritur deri tek numrat e llogarisë. 

Kuptohet që nëse 32100 nuk kanë deklaruar numrin e llogarisë do të duhet ta deklarojnë numrin e llogarisë, pasi kjo pagesë do të shkojë direkt në llogaritë e tyre bankare. Nuk do ti jepet bizneseve, por do ti jepet direkt çdo personi që bën pjesë në këtë grup prej 60421. 

Ky dhjetditsh është i nevojshëm për të parë dy elementë: E para është në këtë fashë kategorie që përmendën pak më parë? Është i mbyllur dhe kush është numri i llogarisë? Në mënyrë që pas datës 10 gjithë ky proces, që ndodh paralelisht dhe administrata tatimore i ka të dhënat dhe i kryqëzon të dhënat me ato që sjellin bizneset do të kenë mundësinë që në ditët në vijim me një lëvizje automatike të transaksionit nga llogaria e thesarit te llogaria individuale për pagat e deklaruara të bëhen transfertat. Kjo do të jetë pagesë e muajit prill, nuk është e muajit mars”, tha Denaj në Ora News.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, policia në kërkim të pronarit të lokalit dhe një tjetër personi

13:50 / August 20, 2026

Princi Harry dhe Meghan rikthehen në Britani pas gjashtë vitesh

13:35 / August 20, 2026

Shqipëria, e para për fondet nga BE/ Kosova, Serbia dhe Bosnja “djegin” paratë e Brukselit

13:30 / August 20, 2026

Shpërndanin drogë në Mykonos, në pranga dy shqiptarë. Sekuestrohen mbi 65 mijë euro

11:54 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.