Google është duke u angazhuar të dhurojë më shumë se 800 milion dollarë për të mbështetur bizneset, organizatat dhe punëtorët e kujdesit shëndetësor, si sensibilizim ndaj situatës së koronavirusit. Bëhet e ditur se shumica e parave do të jenë në formën e reklamave falas.
Ndërmarrja e teknologjisë tha se do t’i japë Organizatës Botërore të Shëndetit dhe agjencive globale të qeverisë një total prej 250 milion dollarësh në grante reklamuese, për të shkëmbyer informacione se si të luftojnë përhapjen e virusit.
Rreth 340 milionë $ në kredi nga “Google ad” do të jenë në dispozicion për bizneset e vogla dhe të mesme, llogaritë e të cilëve kanë qenë aktive gjatë vitit të kaluar, ndërsa 20 milion dollarë do të jenë të rezervuara për njoftimet mbi fondet e ndihmave dhe mbështetje për bizneset e vogla, shkruan CNN.
Google është një nga disa kompanitë e teknologjisë që vendos disa nga burimet e tyre të mëdha financiare dhe teknike në drejtim të përpjekjes për të luftuar pandeminë globale.
Apple, të premten lëshoi një uebfaqe dhe një aplikacion iOS që lejon përdoruesit të ekzaminojnë veten për simptomat e koronavirusit, një ditë pasi njoftuan se do të dhuronin më shumë se 10 milion maska të frymëmarrjes në të gjithë SHBA-në dhe Evropë.
Facebook, si Google ka ofruar kredi falas për reklama ËHO dhe institucioneve të tjera për të siguruar informacion të saktë në lidhje me koronavirusin, por OBSH nuk ka vendosur ende zyrtarisht asnjë reklamë në Facebook .
Organizata është duke punuar me Facebook në kapacitete të tjera, përfshirë Qendrën e Informacionit Coronavirus të kompanisë dhe një llogari të alarmit shëndetësor në ËhatsApp, që ka filluar javën e kaluar.