Nga sot nis llogaritja verore e kohës, ndërkohë që keni humbur një orë nga gjumi juaj. Momenti zyrtar i ndërrimit të orës ishte pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kaluan 60 minuta para duke shënuar 03:00.
Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.
Këtë vit, e diel më 29 mars shënohet fillimi i llogaritjes verore të kohës.
