Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mjekja shqiptare në Itali, letër Ramës: Dita e re sot na gjeti ne shqiptarëve, krenarë. Ekipi mjekësor prej 30 vetësh në Itali, tregoi se kemi virtyt

11:20 / March 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
91011439 1624688967669563 1981351207729364992 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjekja shqiptare Kozeta Proko, e cila punon dhe jeton në Itali, në një letër dërguar kryeministrit Edi Rama, shkruan se ditën e sotme, shqiptarët që jetojnë në Itali, i gjeti më krenarë se kurrë.

Proko nënvizon faktin se dërgimi i ekipit mjkeësor prej 30 vetësh dje në ndihmë të Italisë, tregoi virtytin më të mirë të shqiptarëve, ndihmën mikut në ditë të vështirë.

Letra e plotë:

I Nderuar Kryeminister Rama,

Askujt nuk i shkonte ndërmend që Shqipëria, vendi i vogël përtej Adriatikut, i goditur vetëm pak muaj më parë nga tragjedia e tërmetit shkatërrimtar, të mund të gjente forcën e resurset e të dërgonte një ekip mjekësor prej 30 vetësh, për t’i qëndruar pranë mikes së vjetër e të shtrenjtë të të gjithë shqiptarëve, Italisë.

Dita e re, këtu në provincën e Trevizos, të gjithë shqiptarëve, ne veçanti ne mjekëve shqiptarë qe jetojmë e punojmë në Itali, na gjeti krenar!

Këta kolegë, me punën e tyre në shërbim të mbrojtjes së jetës, janë dëshmi e një prej cilësive më fisnike të popullit shqiptar…ndihmesën e mikut në ditë të vështira.

Në çastet më të errëta të dallgëve të historisë, ne shqipëtarët kemi treguar virtytet tona më të mira.

Jemi duke jetuar ditë të vështira, në një betejë që kërkon sakrificë prej secilit prej nesh.

Nëse këta kolegë kanë lënë pas familjet e shtëpitë e tyre, në emër të betimit të shenjtë në mbrojtje të jetës, ju lutem të gjithë ju të tjerëve të qëndroni në shtëpi!

Të kemi të gjithë besim tek masat mbrojtëse të menjëhershme që institucionet e Shqipërise ditën të ndërmerrnin, të cilat i përgëzoj.

Për të mirën tonë, të familjarëve e të afërmve tanë, në respekt të sakrificës e punës së gjithë mjekëve, që fitorja e kësaj beteje të jetë sa më e afërt…QËNDRONI NË SHTËPI!!

Dr.ssa Kozeta Proko

Responsabile settore Ematologia e Autoimmunita’

Laboratorio Analisi di Castelfranco Veneto e Montebelluna

Distretto Asolo – ULSS n.2 della Marca Trevigiana

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Organizata terroriste “Brigada e Veriut” publikon video me kërcënime ndaj Kosovës: Po përgatitemi, na pritni se po vijmë!

17:39 / August 20, 2026

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

16:58 / August 20, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë: SHBA do t’u anulojë vizat të huajve që kryejnë krime ose kërcënojnë sigurinë kombëtare

16:38 / August 20, 2026

Falja me kusht, Doganat: Afat deri më 31 dhjetor për detyrimet e periudhës 2015-2019

16:04 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.