Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Enver Robelli / Misteri i vetëvrasjes së ministrit gjerman sot dhe politikanët shqiptarë

21:08 / March 29, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjerman
Der hessische Finanzminister Thomas Schäfer (CDU) bringt am 21.05.2014 im hessischen Landtag in Wiesbaden (Hessen) den Nachtragshaushalt für das laufende Jahr ein. Schwarz-Grün zieht darin die ursprünglich erst für 2015 vorgesehene Erhöhung der Grunderwerbsteuer vor. Der Finanzminister greift auch in zwei Rücklagen, um die Neuverschuldung auf knapp unter eine Milliarde Euro zu drücken. Foto: Arne Dedert/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Enver Robelli

Ministri i Financave i landit të Hessenit në Gjermani ka bërë vetëvrasje. Kufoma e tij është gjetur në një linjë hekurudhore. Mediat po supozojnë se politikani Thomas Schäfer ka bërë vetëvrasje nga tronditja se nuk do të mund të plotësojë të gjitha pritjet që populli mund të ketë në kohën e koronavirusit.

Kryeministri i Hessenit Volker Bouffier tha: “Ma merr mendja se këto shqetësime e kanë shkatërruar”. Thomas Schäfer ishte politikan i përzemërt. Doktor i drejtësisë. Në kohë të lirë i pëlqente të ziente ushqime të ndryshme. Një gazete gjermane ai i tha: “E kam sqaruar raportin tim me të dashurin zot”. Politikani gjerman bën vetëvrasje nën barrën e përgjegjësisë që ndien ndaj popullit. Tepër tragjike. Ndërsa politikani kosovar (shumica e tyre) këtë hall nuk e ka.

Hall i vetëm i politikanit kosovar është pushteti. Edhe politikanët e Kosovës janë njerëz. Shpeshherë të papërgjegjshëm. Dhe gjithnjë e më shpesh: të ndyrë. Asnjëri prej tyre nuk do duhej të bëjë vetëvrasje, larg asaj, por secili do të duhej të ishte përgjegjës para votuesit. Dhe secili duhet t’i lë anash interesat elektorale apo interesat primitive personale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjuha e urrejtjes të ngarkon psikologjikisht dhe të çon drejt krimit

13:59 / August 20, 2026

E kemi thënë ne, nuk diskutohet më!

17:02 / August 19, 2026

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

10:19 / August 19, 2026

Pas bashkive, rajonet

15:57 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.