Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Suedi/ Stockholmi me 110 të vdekur refuzon masat shtënguese përballë epidemisë

09:25 / March 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5e8199747df77file 20200327 146705 1fi3os5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa me përparimin e pandemisë, vendet europiane po vazhdojnë të zgjasin afatet e izolimit dhe bllokimit në garë për të frenuar infeksionin e Covid-19, Suedia duket e vendosur që të shkojë në mënyrën e saj në administrimin e epidemisë. Qasja e miratuar është rrënjësisht e ndryshme: në kryeqytetin Stokholm ende mund të shihen njerëz që ecin në grupe, duke shijuar këtë pjesë të parë të pranverës.

E drejtë apo e gabuar, koha do ta tregojë për vendimin e qeverisë së Stefan Löfven, i cili ka shmangur bllokimin total siç bënë fqinjët e saj Norvegjia dhe Danimarka, duke zgjedhur në vend të kësaj një fushatë rekomandimesh për publikun, të cilat përfshijnë distancimin shoqëror dhe izolimin e njerëzve mbi 70 vjeç.

Restorantet dhe shkollat ​​fillore mbeten të hapura ndërsa eventet familjare, sportive dhe kulturore lejohen të zhvillohen me praninë e jo më shumë se 50 personave. Autoritetet e shëndetit kombëtar thonë se vendet e tjera europiane kanë qenë shumë drakoniane me masat e marra.

Por me 3.700 raste dhe mbi 110 vdekje nga e diela – qasja qeveritare shihet me skepticizëm nga disa autoritete shëndetësore.

Gazeta e Shoqatës Mjekësore Suedeze ka publikuar një dokument paralajmërues në lidhje me rreziqet e kësaj strategjie, ndërsa një ekspert në modelet e aplikuara matematikore në epidemiologji, ka paralajmëruar qeverinë se nuk ka asnjë provë shkencore që imuniteti i tufës do japë rezultate dhe se flamurtari i kësaj strategjie në Britaninë e Madhe, kryeministri Boris Johnson dhe Ministri i Shëndetësisë Hankok ndodhen në shtrat me Covid-19. Historia, si gjithmonë, do ketë aktgjykimin e saj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Europa bën bilancin, mbi 25 mijë vdekje këtë vit për shkak të vapës ekstreme në Gjermani, Francë, Spanjë e Itali

19:20 / August 20, 2026

Mitralozë, automatikë, granata e uniforma serbe, Policia e Kosovës zbulon një arsenal masiv armësh në veri, Sveçla: Ndërkombëtarët të rrisin presionin ndaj Serbisë!

17:20 / August 20, 2026

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë: Ngërçi politik po rezulton në mundësi të humbura!

11:22 / August 20, 2026

PDK bllokon hyrjen e Qeverisë së Kosovës, kërkon zhbllokimin e Kuvendit

08:34 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.