Mjekët e spitalit të Rrëshenit kanë rezultuar negativ me COVID-19. Bëhet fjalë për bluzat e bardha që i kanë shërbyer 55-vjeçarit nga Mirdita i cili u konfirmua me koronavirus.
Mjekët iu nënshtruan testimit për koronavirusin dhe kanë dalë negativë. Në Shqipëri aktualisht rezultojnë të prekur me COVID-19 223 persona ndërkohë që harta u zgjerua me Mirditën të dielën me vetëm një rast.
