Një datë e rë është vendosur për lojërat olimpike të Tokios. Ato do të mbahen nga 23 deri më 8 gusht 2021 bën të ditur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Lojërat olimpike pritej të nisnin më 24 korrik të këtij viti, por u shtynë javën e shkuar teksa ende nuk kishte një datë.
Ndërsa lojërat Paralimpike do të nisin më 24 gusht deri më 5 shtator të vitit të ardhshëm. Tokio 2020 do të mbetet emri i eventit dhe pse do të mbahet një vit më vonë.
