Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dy deputetët e PS i heq nga lista e kandidatëve… Adriatik Llalla!

19:23 / April 30, 20173 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
peza kosta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hetimi penal i nisur nga Prokuroria e Përgjithshme për deputetët Vladimir Kosta dhe Alfred Peza, mësohet se ka qenë shkaku që dy deputetët nuk janë përfshirë në listat e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Kryeprokurori ka njoftuar kryetarin e PS-së për dy procedimet ndaj tyre ndërsa pjesa e tjetër e deputetëve aktual kanë rezultuar pa problem. Ndërkohë asnjë subjekt partiak ende nuk i ka dërguar emrat e të gjithë kandidatëve për verifikim në prokurori.

Deputetët Vladimir Kosta dhe Alfred Peza u përjashtuan nga lista e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit, pas shkreses se Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ka nisur hetimet ndaj tyre.

ABC News ka mësuar se pak kohë para publikimit të kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit, Partia Socialiste i ka kërkuar kryeprokurorit të verifikoje emrat e deputetëve aktualë. Burimet thonë se nga verifikimi i kryer, dy deputetët Vladimir Kosta dhe Alfred Peza kanë rezultuar me probleme, për të cilat është njohur me shkresë zyrtare kreu i PS-së.

Prokuroria ka kërkuar për deputetin Vladimir Kosta ndëprerjen e mandatit për shkak të falsifikimi të formularit të dekriminalizimit. Ndërkaq për deputetin Alfred Peza, prokuroria e ka njoftuar me shkresë PS-së se ndaj tij ka një hetim penal për akuzën e “fshehjes së pasurisë” dhe “pastrim të parave”. Për të dy këta deputetë, thonë burimet, prokuroria ka evidentuar problemet me ligjin ç’ka ka ndikuar në mospërfshirjen e tyre në listat për zgjedhjet e 18 qershorit.

Ndërsa për deputetët e tjerë të PS-së, thonë burimet, i është verifikuar gjendja gjyqësore dhe ka rezultuar e pastër.Sipas prokurorisë, asnjë parti politike, që garon në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, nuk ka sjellë emrat e kandidatëve të rinj, për t’i verifikuar nga prokuroria nëse kanë të kaluar kriminale.

Në ditët në vazhdim, pas plotësimit të formularit të veçant, pritet që KQZ-ja fillimisht t’I verifikoi dhe më pas emrat e tyre të kalojnë në sitën e sektorit të “dekriminalizimit” në prokurorine e përgjithshme.

Nga ana tjetër, burimet zyrtare pranë organit të akuzës i thanë ABC News se pavarësisht vendimit të KQZ-së për 21 zyrtarët e lartë shtetërorë, që kanë riplotësuar formularët, prokuroria po kryen hetime të thelluara për këta individë me dyshimin se kanë “falsifikuar formularin” e dekriminalizimit.

Për këtë fakt, thonë burimet, në ditët në vazhdim kryeprokurori pritet të kërkojë ndërprerjen e mandatit edhe për disa deputetë të tjerë që nuk kanë pasqyruar të dhëna të sakta në formularin e parë dhe të vetëm, sipas prokurorisë, për ligjin e dekriminalizimit.

Gjithashtu edhe ndaj zyrtarëve të KQZ-së ka nisur hetimi penal për pranimin e formularëve të dytë të deputetëve dhe ndryshimin e tyre në sistemin elektronik.

Pasi ende nuk dihet se mbi çbazë ligjore KQZ-ja ka pranuar formularët e vetdeklarimit të të kaluarës së zyrtarëve, dy muaj pas përfundimit të afatit ligjor, thonë burimet e prokurorisë.

Alfred Peza deputet Prokurori PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.