Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pas mbylljes në karantinë një 69- vjeçar e një 40- vjeçar vrasin gratë në Britani

18:37 / March 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Britani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Britania njoftoi sot dy vrasjet e para prej mbylljes në karantinë, teksa një burrë në Uells u akuzua për vrasjen e gruas së tij, ndërsa një ish-ushtarak gjithashtu i mori jetën të shoqes në një sulm brutal me thikë.

Vdekjet vijnë në ditën e shtatë të bllokadës së paprecedentë për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, megjithse aktivistët e të drejtave kanë bërë të qartë se masa do e bëjë edhe më të vështirë për familjet që rrezikohen nga dhuna shtëpiake.

Bashkëshorti 69 vjeçar Anthony Ëilliams, Brynglas, në jug të Uellsit, doli sot në gjyq për vrasjen e gruas së tij gjatë izolimit. Ai u arrestua pasi policia gjeti gruan e tij Ruth Ëilliams, 67 vjeçe, pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Çifti ishte i martuar prej 45 vjetësh dhe fqinjët thanë se ata dukeshin të devotshëm ndaj njëri-tjetrit.

Ndërsa në Angli, në South Yorkshire, një infermiere 31 vjeçare Victoria Ëoodhall, u qëllua shumë herë me thikë jashtë shtëpisë së saj nga bashkëshorti Craig Ëoodhall, ish ushtarak, i cili u largua nga skena e krimit bashkë me dy djemtë dhe vajzën e çiftit, para se të arrestohej më vonë nga policia. Fëmijët nuk u lënduan.

Një nga fqinjët kishte telefonuar policinë duke thënë se zonja Ëoodhall ishte vrarë ‘në rrugë para të gjithëve’.

Policia e South Yorkshire tha: “Një burrë 40 vjeçar është ndaluar për vrasjen e një 31 vjeçareje në një sulm me thikë në Barnsley. Shërbimet e emergjencës erdhën në vendngjarje pak para orës 17.00 por gruaja u shpall e vdekur në vend”.

britani karantine vrasin gratë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.