Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije sot se një pacient ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pa mundur të shpëtoje dot me gjithë trajtimin qe iu bë nga mjekët e Infektivit.
Viktima e 13 qe ndërroi jete, sipas MSh është një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, i konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shendetësisë ka konfirmuar gjithashtu se në total në Infektiv janë të shtruar 77 paciente, ndërsa 8 prej pacientëve janë në terapi intensive.
“Ju informojmë se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar”- tha zv.ministrja e Shendetesise, Mira Rakacolli.
Ndërkohe që mbreme vone u njoftua se nderroi jete edhe nje e moshuar nga Tirana.
