Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Testi për koronavirusin, reagon menjëherë Agjencia Kombëtare e Barnave: Spitalet private nuk kanë certifikim

16:32 / March 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koronavirus pacienti karantina infektivi COVID19 Infektivi561
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyrtarisht asnjë spital privat në Shqipëri nuk mund të kryejë analiza për diagnostifikimin e COVID-19, pasi i vetmi laborator i certifikuar deri më tani për të bërë analizën që zbulon nëse je i prekur apo jo me koronavirus është në Institutin e Shëndetit Publik.

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deklaroi sot se deri më tani nuk ka lëshuar asnjë certifikatë regjistrimi për reagentët In Vitro për subjektet private, për diagnostikimin e COVID-19 për subjektet private.

Pra, kjo agjenci thotë se nuk i ka dhënë leje asnjë spitali privat për të kryer analizat. Megjithatë, në Shqipëri ka spitale private që e kryejnë këtë analizë, që nga reagimi zyrtar i Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, qartazi lihet të kuptohet se analizat në spitale private po kryhen pa leje, pikërisht se nuk janë të certifikuar.

Reagimi i Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 89/2014 “Për Pajisjet Mjekësore”; VKM Nr.89 datë 09.03.2016 “Për Kërkesat Thelbësore, Markimin CE dhe Vlerësimin e Konformitetit të Pajisje Mjekësore Diagnostikuese In Vitro”  si dhe në Urdhrin Nr. 734 datë 18.10.2018 “Për disa ndryshime në Urdhërin nr. 360 datë 22.08.2016 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Mbi Procedurat dhe Rregullat për Regjistrimin e Pajisjeve Mjekësore Ndryshimet dhe Anulimin e Regjistrimit të tyre, Dokumentacionin e Nevojshëm dhe Kostot Përkatëse” i ndryshuar me Urdhër Nr. 734 datë 18.10.2018, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani nuk ka lëshuar asnjë Certifikatë regjistrimi për Reagentët In Vitro për subjektet private, për diagnostikimin e COVID-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.