Lombardia, rajoni më i goditur nga virusi I rrezikshëm COVID-19 ka disa ditë që tregon sinjale positive në të dhënat zyrtare të publikuara nga autoritetet shëndetesore.
381 persona kanë gjetur vdekjen në këtë rajon këtë të martë ose 77 më pak sesa bilanci I të hënës ku kishin gjetur vdekjen 458 persona. Në total numri I viktimave në Lombardi ka shkuar në 7199, që do të thotë rreth 75% e viktimave në të gjithë vendin.
Totali I të prekurve me COVID-19 në këtë rajon nga dita e parë e deri më sot është 43 mijë e 208. Por edhe tek pacientet e rinj ka lajme positive. Në 24 orët e fundit kanë dal pozitiv 1047 persona, ose 107 më pak sesa bilanci I ditës së hënë kur rritja e të prekurve kishte qënë me 1154 persona.
