Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Studiuesit gjermanë shpikin testin që zbulon në moment nëse jeni infektuar me koronavirus

20:52 / March 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mjek korona 1 1140x570 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studiuesit gjermanë kanë shpikur sot një metodë që mund të rrisë ndjeshëm numrin e testimeve të koronavirusit.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria gjermane e Shkencave dhe ka ngjallur jo pak shpresë në mesin e vendeve anëtare, të cilat kanë shprehur prej kohësh shqetësime për numrin e ulët të testimeve.

Metoda e re lejon që mostrat të vlerësohen menjëherë, duke i lejuar Gjermanisë të bëjë nga 40,000 teste në ditë në 400,000 teste në ditë pa humbur saktësisnë e diagnostikimit.

Normalisht, tamponët e ndryshëm të marra gjatë në gojë dhe hundë vlerësohen veçmas. Me metodën e re, shkencëtarët i vendosin tamponët në një sondë të vetme dhe i testojnë me të ashtuquajturën metodë PCR, e cila dikton direkt SARS-CoV-2. Nëse rezultati i përgjithshëm është negativ, atëherë është e qartë se tamponët e ndarë janë të gjitha negativë dhe nëse rezultati është pozitiv, atëherë të gjitha tamponët duhet të vlerësohen veçmas.

Gjermania është vendi më shkallën më të ulët të vdekshmërisë në botë, edhe pse ka më shumë se 67 mijë raste të konfirmuara.

Presidenti i Institutit Robert Koch (RKI), Lothar Wieler, publikoi te tjera detaje të më 600 vdekjeve të deritashme nga Covid 19, duke theksuar se mosha mesatare e atyre që vdiqën ishte 80 vjeç. Po ashtu , asnjë vend tjetër nuk ka më shumë aparate frymëmarrjeje për 100.000 banorë.

Përqindja e vdekjeve midis rasteve të konfirmuara në Gjermani është nën një përqind. Sidoqoftë, Wieler mendon se kjo do të rritet në planin afatmesëm. Ai tha se beson se për Pashkë do të ketë në dorë “shifra konkrete”, mbi të cilat mund të përcaktohet tendenca e sëmundjes.

Ai i bëri thirrje popullatës që të vazhdojë të ndjekë masat që përcakton politika. Sipas tij, Gjermania është e pozicionuar mirë për të luftuar virusin, po të dobësohet kurba e rritjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermania paralajmëron “garë a*matimesh” në l*ftën kundër dronëve

19:40 / August 20, 2026

Europa bën bilancin, mbi 25 mijë vdekje këtë vit për shkak të vapës ekstreme në Gjermani, Francë, Spanjë e Itali

19:20 / August 20, 2026

Mitralozë, automatikë, granata e uniforma serbe, Policia e Kosovës zbulon një arsenal masiv armësh në veri, Sveçla: Ndërkombëtarët të rrisin presionin ndaj Serbisë!

17:20 / August 20, 2026

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë: Ngërçi politik po rezulton në mundësi të humbura!

11:22 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.