Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ja pse Rama do ta lërë të qetë Bashën për dy ditët në vijim

19:40 / April 30, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KQZ1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar këtë të dielë se do të lërë të qetë Lulzim Bashën për dy ditët në vijim, me argumentin se 48 orët e fundit do të jenë vendimtare për PD-në dhe lidershipin e saj.

Rama shkruan se këto orë do të vendosin nëse PD bie në humnerë dhe nuk hyn në zgjedhje, apo në nëse opozita do t’I rikthehet arsyes.

Por përse 48 orë kohë dhe për çfarë e ka fjalën kryeministri Rama?

Për të shpjeguar situatën duhet t’i referohemi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili në zbatim të ligjit do të verifikojë listat shumëemërore të sjella nga partitë jo më vonë se brenda datës 9 maj.

Në kushtet e situatës dhe krizës politike, KQZ arsyeton se ka ende kohë ligjore që brenda datës 2 maj të dorëzohen listat shumëemërore të kandidatëve, në të kundërt bëhet i pamundur regjistrimi, e kësisoj humbet mundësia për të hyrë në zgjedhje.

Ja se çfarë shkruan vetë KQZ këtë të dielë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, është duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandidimit për të gjitha partitë politike që kanë depozituar lista shumemërore.

Njëkohësisht, KQZ në zbatim të ligjit 138/2015, ligjit të dekriminalizimit, ka nisur edhe verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit për kandidatët për deputetë.

Listat shumemërore të partive politike të cilat janë në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor do të miratohen nga KQZ jo më vonë se data 5 maj 2017. Ndërkohë, për listat shumemërore të partive politike tek cilat do të konstatohen parregullësi në dokumentacionin  e kanidimit, do të kthehen për plotësim jo më vonë se data 4 maj.

I gjithë procesi i miratimit ose refuzimit nga KQZ, i listave shumemërore për kandidatët për deputetë, do të përfundojë brenda datës 9 maj.

KQZ pasi të miratojë listat shumemërore e kandidatëve për deputetë do t’i publikojë ato në faqen zyrtare, së bashku me formularët e dekriminalizimit dhe jetëshkrimet (CV).

KQZ, e ndërgjegjshme për situatën politike në të cilën ndodhet vendi, por edhe e përgjegjshme për detyrën që i është ngarkuar, iu tërheq vemendjen të gjithë faktorëve dhe aktorëve politike se, nëse ende synohen manovra gjithëpërfshirëse, prej datës 3 maj 2017 jo vetëm ligjërisht, po edhe teknikisht shkelim kufirin e pamundësisë së çdo zgjerimi të pjesëmarrjes. /TiranaNews/ 

KQZ PD PS zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.