Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ish-Kryeministri italian Renzi: “Jashtë Hungaria e sovranistëve, dhe brenda Shqipëria e solidaritetit”

22:20 / March 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Renzi Itali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Entuziazmi ndaj gjestit të kryeministrit Edi Rama duket se nuk po shuhet as dy ditë mbas dërgimit të 30 mjekëve dhe infermjerëve shqiptarë në Itali. Këtë here është ish Kryeministri italian Matteo Renzi, i cili ka bërë një koment në lidhje me vendimarrjen e fundit të Victor Orban me ligjin e emergences. Sipas tij një shkëmbim midis Hungarisë dhe Shqipërisë në BE do ishte një shkëmbim i mirë. “Jashtë Hungaria e sovranistëve, dhe brenda Shqipëria e solidaritetit” janë këto fjalët e ish kryeministrit Renzi ne lidhje me dy vendet.  

Renzi është i ashpër edhe në lidhje me retorikën anti-evropiane që sipas tij është një populizëm i kotë.  “Është në modë të fajësosh Evropën. Por nuk është kështu, miq. Shpresoj që Eurobondet të realizohen. Por edhe nëse Eurobondet nuk do të realizohen, Evropa do ta mbajë të paprekur rëndësinë e saj për ne.” është shprehur në komentin e tij Renzi.  Sipas tij Bashkimi Evropian përkundër asaj që thonë skeptikët ka bërë shumë për Italinë në këto kohë krize madje sipas tij e kanë shpëtuar nga rrënimi. “Nëse nuk do të kishte një Bankë Qendrore Evropiane, sot Italia do të ishte shumë afër rrënimit.Pra mos besoni askënd që thotë se është faji i gjithë Evropës” thotë ndër të tjera Matteo Renzi në komentin e tij.

Ish Kreministri Renzi njihet për linjën e tij pro evropiane edhe në kohën kur drejtonte Italinë dhe opozita e Lega Nord e akuzonte për një linjë tejet të butë në raport me Bashkimin Evropian sidomos për çështjet që lidheshin me emigracionin.

Hungaria solidaritetit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.