Paketa Fiskale 2027 dhe masat e propozuara nga qeveria kanë nxitur debate mbi çmimet, taksat dhe ndikimin e tyre te qytetarët dhe bizneset.
Në emisionin “Top Story”, analistët Flogert Muça dhe Arjon Sulo janë përplasur në qëndrimet e tyre, duke diskutuar mbi populizmin, çmimet e apartamenteve dhe qasjen e kryeministrit Edi Rama ndaj protestës nëpërmjet ndryshimeve fiskale.
Muça: Jetojmë në një inflacion të llahtarshëm populist, merret një e vërtetë dhe trajtohet si e vërtetë e pamohueshme. Është një qytezë në Mal të Zi, në Tuz, ku çmimi është 2 mijë euro për metër katror, pranë Shkodrës.
Sulo: Flet para ekonomistit dhe të qesh ekonomisti.
Muça: Ti bën, ekonomistin, politikanin, opinionistin. Mos më ndërhy, nuk e bëra ndaj teje.
Sulo: Kur të ardhurat janë X dhe çmimi i apartamenteve është 10X, ky është problem. Të paktën bëj atë që thotë Rama, se është emigracioni, etj.
Muça: Nuk je i fushës. Refuzoj të të marr për model.
Sulo: Vazhdo fol dhe mos mu drejto mua.
Muça: Këtu është populizëm i madh në media dhe rrjete sociale. Rama ka zgjedhur që në paketën e tij fiskale t’i bëjë ndryshimet duke qenë edhe populist. Ka thënë që ta bëjmë si Ballkani. Spanjës i ka funksionuar, por ka kushte. Rama është kthyer në 2009-ën po ta shohësh ideologjikisht. Rama kur sheh se gjysma e shoqërisë sheh çmimet e shportës, ul çmimet, e njëjta me naftën. Shohim të gjithë me makina luksoze, ngre taksat. Rama i lufton edhe me populizëm, sepse të luash sot ndershëm, je i humbur. Rama nuk është papa, është palë. Përballë luhet pandershmërisht gjithë ditën, me këta luan pandershmërisht, me popullin ka reaguar me çmimet.
