Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Votohet agjenda e seancës/ Opozita bllokoi foltoren, u përpoq të pengonte punimet

12:25 / October 29, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2026 10 29 at 11.51.44 AM 800x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar agjendën e seancës plenare. Kuvendi kaloi sot në votim projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, mes tyre edhe ligjin për Bankën e Shqipërisë, pas tensioneve të krijuara në seancë plenare, ku deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe hodhën tymuese në sallë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi kalimin në votim të projektligjeve, propozim që u miratua me shumicë votash. Deputetët e Partisë Demokratike Bledi Himçi, Ivi Kaso, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu, me vendim të kryeparlamentarit Niko Peleshi u përjashtuan nga seanca pasi ndezën tymuese në sallë.

Ligjet e miratuara sipas rendit të ditës:

*Projektligji “Për Bankën e Shqipërisë”. *Akt normativ nr. 4, datë 25.9.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

*Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2024, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve të universiteteve publike në Shqipëri, sipas parimit të eficiencës së energjisë V”

*Projektligji “Për Këshillin Fiskal të Republikës së Shqipërisë”. *Projektligji “Për mbrojtjen e konsumatorit”.

*Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 131/2015, “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar”.

*Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar”.

*Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar”.

*Projektligji “Për shndërrimin, bashkimin dhe ndarjen ndërkufitare të shoqërive tregtare”. *Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”””.

*Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 34/2019, “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”, të ndryshuar”. *Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar”.

*Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027”.

*Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të *Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”.

*Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në strukturën organizative, organikën dhe kategorizimin e pozicioneve të punës të personelit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, të miratuar me vendimin e Kuvendit nr. 90/2022, “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 55/2014, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit pozicioneve të punës të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”, të ndryshuar”.

agjenda kuvend seance Votohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Erion Veliaj refuzon ushqimin në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës vizitohet nga nëna dhe bashkëshortja

13:04 / October 29, 2026

Sulm rus me dron ndaj trenave të pasagjerëve në Ukrainë, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur

12:59 / October 29, 2026

Ndreca: Veliaj është në të njëjtin korridor me 3 të dënuar me burgim të përjetshëm, mes tyre edhe një personazh i njohur i botës së krimit

12:52 / October 29, 2026

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren/ Berishës i hiqet fjala për gjithë ditën, seanca pezullohet dy herë

11:08 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.