Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Godet me sëpatë fqinjin për pronën, arrestohet 41-vjeçari. Në shtëpi iu gjet…

13:30 / April 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arme
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një konflikt pronësie mes dy familjeve fqinj me njëri-tjetrin për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Sipas burimeve zyrtare të policisë, një 41-vjeçar ka goditur me sëpatë fqinjin e tij 65-vjeçar pas konfliktit për pronën. Ngjarja ka ndodhur në Golem të Kavajës.

Falë ndërhyrjes në kohë të policisë është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke vënë vënë në pranga S.M., 41 vjeç. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij policia gjeti edhe një armë zjarri.

NJOFTIMI I PLOTE

Kavajë

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve, në Golem të Kavajës.

Vihet në pranga 41-vjeçari, pasi goditi me sëpatë komshiun e tij 65-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sekuestrohet arma e krimit (sëpatë) dhe një armë zjarri kallashnikov.

Shërbimet e Policisë Kavajë, pas njoftimit të marrë së në fshatin Kryemëdhenj, Golem, kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve dhe se njëri prej personave kishte goditur me sëpatë komshiun e vet, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy familjeve. Shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 41 vjeç, në Golem, Kavajë, i cili sapo ka parë Policinë ka tentuar të largohet, por është kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi S. M., gjatë konfliktit të ashpër me komshiun e tij, shtetasin T. A., 65 vjeç, e ka goditur këtë të fundit, me sëpatë, në trup, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me fishekë.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.