Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vaj ulliri dhe cigare kontrabandë, në hetim dy persona në Shkodër

14:31 / April 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia naten
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për kontrabandë mallrash për dy persona.

Sipas burimeve zyrtare, janë sekuestruar bidonë me vaj ulliri, duhan, paketa cigaresh dhe materiale të ndryshme që shërbejnë për paketimin e duhanit.

NJOFTIMI I PLOTE

Shkodër

Finalizohet operacioni “TABACCO 2020”.

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për kontrabandë mallrash për të cilat paguhet akcizë dhe fshehje të ardhurash, si dhe kapet edhe një person në kërkim.

Sekuestrohen bidonë me vaj ulliri, duhan, paketa cigaresh dhe materiale të ndryshme që shërbejnë për paketimin e duhanit.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, krahas punës për kontrollin e zbatimit të masave kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, kanë vijuar kontrollet për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kanë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:

  • F. B., 51 vjeç, banues në lagjen “Daniel Matlia”, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve industriale dhe ushqimore”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën dhe magazinën me qira të këtij shetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 39 bidona metalik me vaj ulliri, paketa cigaresh, duhan dhe materiale që shërbejnë për paketimin e duhanit.

  • Xh. B. 63 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit në dyqanin dhe banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar produkte të ndryshme dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve u bë e mundur edhe kapja në banesë, e shtetasit të shpallur në kërkim:

Mati Simoni, 58 vjeç, banues në Shkodër,

Këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.