Një gazetare e një portali serb, Ana Laliç është arrestuar mbrëmjen e të mërkurës nga autoritetet në akuzën e shkaktimit të panikut dhe trazirave përr raportimin e situatës së vështirë në Qendrën Klinike të Vjovodinës. Ajo do të qëndronte në arrest për 48 orë teksa do të merret në pyetje nga një prokuror, por u la e lirë mëngjesin e kësaj të enjte. Por kompjuteri dhe telefoni i saj janë mbajtur nga policia. Ndërka Vetë Qendra Klinike e Vojvodinës mohon raportimin e Laliç për kushtet e punonjësve të saj.
Sipas vetë Laliç ajo u arrestua nga gjashtë oficerë policie të cilët i kontrolluan apartamentin dhe saj dhe pati dy seanca pyetje para se të lirohej.
Një ditë më parë Laliç publikoi një histori në portalin nova.rs me titullin “Qendra Klinike e Vojvodinës në pikën e thyerjes: Nuk ka mbrojtje për infermierët”. Gazetarja shkroi se ka një mugnesë kronike të pajisjeve themelore për qendrën klinike ku stafi p[unon në kushtet kaotike gjatë pandemisë.
Menjëherë pasi shkrimi u botua vetë Qendra Klinike e Vojvodinës ka reaguar e indinjuar duke e quajtur një raportim të pasaktë, të paverifikuar dhe me qëllim të keq”. Ndërkohë Shoqata e Gazetarëve kërkoi lirimin e Laliç të cilët e kanë konsideruar arrestimin e saj si shembull më i mirë që demokracia dhe liritë në Serbi janë në shtratin e tyre të vdekjes.
Ndërkaq Federata Evropiane e Gazetarëve dhe United Media Group, në pronësi të së cilës është portali nova.rs, thanë se do të njoftojnë Këshillin e Evropës dhe autoritetet e tjera evropiane për arrestimin e Laliç.
