Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Pasi të kemi fituar këtë luftë do pi një shishe verë” / Flasin heronjtë shqiptarë që shkuan të luftojnë CoVid-19 në Itali: Kemi frikë por…

18:05 / April 2, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ornela gela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

ITALI- Ekipi i 30 mjekëve shqiptarë që zgjodhën që të shërbenin në Itali kundër CoVid-19, prekën zemrat e të gjithë italianëve dhe u bënë kryefjala e medieve dhe e politikës atje.

Së fundmi “La Stampa” ka kryer një intervistë me këtë këta mjekë të cilët ditën e djeshme nisën “sulmin” e tyre kundër CoVid-19. Disa nga ata kanë treguar historitë e tyre dhe se si vendosën që të shkojnë në epiqendrën e  koronavirusit.

Misioni që ata kanë nisur ka bërë krenar mijëra shqiptarë ndërsa vetë ata shprehen se kjo është jeta e një mjeku dhe se janë të vetëdijshëm me atë që do mund të përballen.

Pjesë nga intervistat e mjekëve të dhëna për “La Stampa”:

Ornela Gela

“Unë mendoj se për të gjithë shqiptarët Italia është shtëpia e dytë. Si thotë edhe Nënë Tereza, ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha por mund të bëjmë gjëra të vogla me shumë dashuri”.

Doina Jano

“Gjithmonë kam dashur ta vizitojë Italinë. Fati donte që për herë të parë ta vizitoja pikërisht tani, për të ndihmuar njerëzit dhe mjekët italianë. Kjo eksperiencë do të jetë për mua edhe një përvojë profesionale”.

Alma Zelo

“Në momentin që nga Ministria e Shëndetësisë më pyetën nëse doja të isha pjesë e një ekipi mjekësh dhe infermierësh që do të vinin në Itali për të ndihmuar popullin italian, pa u menduar dy herë thashë Po sepse ne shqiptarët e duam Italinë.”

Erxhyment Lofca

“Kur më propozuan të vija këtu m’u desh ta mendoja për pak çaste. Nuk pranova menjëherë. Pastaj ndjeva që duhej ta bëja”.

Ornela Gela

“Unë kam studiuar në Itali, kam jetuar këtu dhe mendoj se kam lidhje më të forta me Italinë se të tjerët dhe sapo ma propozuan nxitova për të ardhur. Të dy prindërit e mi janë mjek dhe nuk e kundërshtuan vendimin tim. Iu thash që do shkojë dhe se shpresoj se do të fitojmë dhe do të fitojmë. Le të shpresojmë”.

Alma Zelo

“Në fillim i thashë vetëm bashkëshortit tim dhe jo prindërve sepse kisha merak se do të shqetësoheshin dhe nuk do më linin të vija. Ata nuk e dinin derisa shkova në aeroport. Megjithatë tani kam mbështetjen e tyre. Unë pres të jap më të mirën time. Për momentin bëj teste tamponi për të zbuluar rastet me Covid-19 duke shpresuar që të rezultojnë negativ”.

Doina Jano

“Sigurisht që kemi frikë. Por ne jemi mjekë dhe kjo është detyra jonë. Çdo ditë të jetës sonë ne luftojmë kundër armiqve të padukshëm. Për ne gjithmonë është luftë. Edhe pse kam frikë dua të bëj më të mirën për popullin italian”.

Ornela Gela

“Pres të fitojë jeta, të fitojë njerëzimi dhe që Italia të shkojë përpara dhe të jetë më e bukur se më parë. Pasi të kemi fituar këtë luftë? Do pi një shishe verë. Kjo është e sigurt. Shpresojë të fitojmë sa më shpejtë të jetë e mundur”.

  • 4a6279c0 756e 4d53 8cdf 65f66a85aec2
  • 123396f5 5f62 44f5 8b2e 0af7ad12723e


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.