Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Historia e mistershme e çifutit të zgjuar që politikat e ndryshme nuk i prishin planin e rrugëtimi

21:17 / April 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FB IMG 1585563367526 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Historia e mëposhtme nga Ihsan Fekih tregon se rruga për në pushtet ashtu si ajo e mbijetesës, është e mbushur me hipokrizi e manipulime.

Një hebre i Rusisë merr lejen e shpërnguljes nga Rusia për në Izrael.

Në kufi, policët rusë i kontrollojnë bagazhet dhe i gjejnë një bust të Leninit dhe e pyesin: “Çfarë është kjo?”.

Pyetja e duhur nuk është “çfarë është?”, por “kush është?” – thotë hebreu dhe vazhdon: “Ky është Lenini, themeluesi i socializmit, i cili i ka sjellë mirëqenien popullit rus. Po e marr me vete si kujtim për kohët e begata që kam kaluar.”

Pasi kalon kufirin dhe shkon në aeroportin e Tel-Avivit, policët e doganës i kontrollojnë bagazhet dhe kur shohin bustin e pyesin: “Çfarë është kjo?”
Pyetja e duhur nuk është “çfarë është?”, por “kush është?” – thotë hebreu dhe vazhdon:
“Ky është Lenini, krimineli i çmendur që më detyroi të ikja nga Rusia. E kam marrë me vete që ta mallkoj sa herë që ta shoh!”.

Pasi shkon në shtëpinë e re, të afërmit i vijnë për vizitë. Një prej nipave e pyet: “Kush është ky?”

Pyetja e duhur, nuk është “kush është?”, “por çfarë është?”- tha hebreu dhe pa e zgjatur shtoi:
“Ky është një bust 10 kg flori 24 karat, pa doganë!”

Kjo është politika: aftësia për të sqaruar një çështje shumë personave në forma të ndryshme, me kusht që secili prej tyre të bindet me sqarimin tënd!
Rezultati: rruga për në pushtet është e mbushur me hipokrizi e manipulime.
Ngase në politikë nuk ka vend vetëm se për një ligj: “Ose bëhu gjuetar profesionist, ose bëhesh gjahu i profesionistit!” (Mekulipress)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermania paralajmëron “garë a*matimesh” në l*ftën kundër dronëve

19:40 / August 20, 2026

Europa bën bilancin, mbi 25 mijë vdekje këtë vit për shkak të vapës ekstreme në Gjermani, Francë, Spanjë e Itali

19:20 / August 20, 2026

Mitralozë, automatikë, granata e uniforma serbe, Policia e Kosovës zbulon një arsenal masiv armësh në veri, Sveçla: Ndërkombëtarët të rrisin presionin ndaj Serbisë!

17:20 / August 20, 2026

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë: Ngërçi politik po rezulton në mundësi të humbura!

11:22 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.