Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Skadimi i kartave të identitetit, ja çfarë i kërkon Lleshaj bankave

15:44 / April 4, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lleshaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një shkresë zyrtare drejtuar Bankës së Shqipërisë dhe atyre të nivelit të dytë kërkon që të njihen kartat e identitetit që kanë skaduar në vitin 2020.

Shkresa e Lleshajt vjen pas sportelet për aplikimin për karta identiteti janë mbyllur për shkak të koronavirusit dhe qytetarët po hasin vështirësi për të kryer veprime të ndryshme bankare apo edhe për të përfituar mbështetjen financiare që qeveria ofron ndaj tyre.

Ministri i Brendshëm tha se në shkresën zyrtare kërkoi që qytetarët të marrin shërbimet duke përdoruar kartat aktuale, derisa të rihapen sportelet për të vijuar prodhimin e kartave të reja identitetit.

Reagimi i plotë:

Është me rëndësi të theksojmë që tashmë jemi në një fazë vendimtare të përpjekjes tonë kundër virusit. Jemi pothuajse në pjesën më të përpjetë të kurbës dhe është shumë e rëndësishme të mos lëshojmë asnjë lloj angazhimi në këto momente për të pamundësuar kthimin prapa.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe shifrat e fundit na tregojnë se pakujdesitë e vogla, ose papërgjegjshmëritë e vogla sjellin pasoja të mëdha.

Është përsëritur shpesh herë këto ditë se mjafton dhe një person i përgjegjshëm për ta ndërprerë një nga degët e përhapjes së virusit, ashtu sikur dhe nganjëherë mjafton dhe një person i papërgjegjshëm për t’i dhënë udhë një dege të re të zhvillimit të virusit.

Kërkohet nga të gjithë qytetarët angazhim dhe përgjegjshmëri e plotë për të zbatuar masat e dhëna.

Policia do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës dhe me rigorozitetin më të lartë për të kërkuar zbatimin rigoroz të masave dhe do të marrë masa ashtu sikundër edhe janë marrë masa ndaj disa qytetarëve, të cilët në kushtet e papërgjegjshmërisë kanë shkelur rregullat dhe kanë rritur risqet për përhapjen e këtij virusi.

Gjithashtu dua të them që një aspekt tjetër i rëndësishëm i angazhimit të Ministrisë së Brendshme është përmes strukturave të tjera, të cilat janë të angazhuara në koordinimin e një aksioni të madh ndihme në shërbim të qytetarëve që duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Për sa kohë ne ju kërkojmë shumë qytetarëve që të qëndrojnë brenda, sidomos moshave të treta, do të duhet që këta t’i mbështesim përmes shërbimeve të Policisë, shërbimeve të Prefekturave, të Bashkive, të cilët, gjej rastin t’i falënderoj për punën e madhe që po bëjnë, Shërbimin Social, Forcat e Armatosura, e shumë e shumë strukturave të tjera shtetërore, që po angazhohen në ofrimin e një volumi të madh asistence dhe ndihme për qytetarët që qëndrojnë brenda.

Vlen po ashtu të theksohet konstatimi që disa tregje tërheqin vëmendje më të madhe të strukturave të Bashkive. Janë disa tregje të cilat nuk plotësojnë kushtet për të vepruar dhe për të ofruar shërbimin, për arsye të hapsirave të pamjaftueshme për qarkullimin e qytetarëve dhe meritojnë një trajtim, dhe një vëmendje të veçantë. Deri ndoshta edhe në mbylljen e ndonjë tregu, i cili nuk plotëson këto parametra të sigurisë.

Me këtë mundësi të komunikimit publik, gjej rastin të informoj qytetarët se Ministria e Brendshme ka marrë masa për të adresuar shqetësimin e shumë qytetarëve, të cilët në kushtet e mbylljes së sporteleve të aplikimit për Karta Identiteti janë gjendur në vështirësi pranë bankave kryesisht për të kryer veprime të ndryshme bankare, apo edhe për të përfituar mbështetjen financiare që qeveria ofron ndaj tyre.

Dua të them me këtë rast që dje i jam drejtuar me një shkresë zyrtare Bankës Qendrore dhe të gjithë bankave të nivelit të dytë, me kërkesën që këto të njohin si të mirëqena të gjitha kartat e Identitetit, të cilat kanë skaduar në vitin 2020, duke synuar që qytetarët të marrin shërbimet duke përdoruar kartat aktuale, derisa ne të kemi mundësinë për t’i rihapur sportelet dhe për të vijuar prodhimin e kartave të reja identitetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.