Tregu i Kombinatit është një nga 27 tregjet e Tiranës që në këto kohë izolimi është bërë i vështirë për tu menaxhuar për fluksin e njerëzve. Për këtë qeveria dhe bashkia e Tiranës po marrin masa drastike dhe prej të hënës në këtë treg do të ndryshojnë rregullat.
Ja çfarë thotë kryeministri Edi Rama:
Kombinat, Tiranë – nuk do rrezikojmë gjithçka që kemi arritur deri tani në tiranë vetëm për një treg!
Nëse nga 27 njësi, në 26 prej tyre tregjet funksionojnë për bukuri, nuk ka asnjë arsye që të mos vendoset rregull edhe në tregun e Kombinatit.
nga e hëna rregulla të reja:
– ushtria nuk do të lejojë më makina në treg;
– do të ketë vetëm një hyrje, çdo hyrje tjetër mbyllet;
– largohen të gjithë ambulatët në një hapësirë tjetër;
– në hyrje do të krijohet një tunel higjenik për dezinfektim.
– do vendoset sinjalistikë 2m larg njëri-tjetrit.
masa drastike për të vetmin treg që na sjell probleme, por të gjitha këto nuk bëhen pa bashkëpunim!
